Telegrafi

Mason Mount ka humbur gjashtë finale në Wembley që nga viti 2019, mallkimi i tij është i vërtetë

Humbja e Chelseat ndaj Liverpoolit në finalen e FA Cup do të thotë që Mason Mount tani ka humbur gjashtë finalet e tij të fundit në stadiumin mitik Wembley.

Reds fituan trofeun e tyre të dytë të sezonit pas një fitoreje 6-5 në penallti ndaj Bluve, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 0-0.

Kostas Tsimikas shënoi penalltinë vendimtare për të mposhtur skuadrën e Thomas Tuchel dhe për t’ia shkaktuar një humbje të tretë në finalen e FA Cup.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Chelsean në penallti dhe fiton trofeun e Kupës FA

Mount u shfaq në të tre ato humbje, të cilat përfshijnë atë të vitit 2020 ndaj Arsenalit, të vitit 2021 ndaj Leicester City dhe ndeshjen e mbrëmshme (e shtunë) ndaj Liverpoolit.

Anglezi gjithashtu pati goditjen e penalltisë së parafundit të cilën ia priti portieri Alisson Beckher.

Chelsea ishte favorit në vitet 2020 dhe 2021, por Pierre-Emerick Aubameyang i dënoi për t’i mposhtur brenda një Wembley bosh dy vjet më parë pas kartonit të kuq të Mateo Kovacic. Goli i Youri Tielemans i dha Leicesterit të parin trofe në FA Cup vitin e kaluar.

Liverpooli fitoi Kupën Carabao në shkurt dhe ishte sërish Chelsea ai që mposhti në penallti.

 

Mount nuk mori pjesë në ato penallti, pasi u zëvendësua në minutën e 74-të të kohës së rregullt nga Romelu Lukaku.

Nëse mendoni se fati i 23-vjeçarit bëhet më i mirë në detyrën ndërkombëtare, duhet të mendoni përsëri.

Ai pësoi dhimbje gjatë penalltive me Anglinë në Euro 2020, kur Italia tronditi një komb të tërë me triumfin e saj me rezultat 3-2.

Duke shkuar edhe më tej, mesfushori ishte pjesë e skuadrës së Derby County që u mund nga Aston Villa në finalen e “play-off”-it në vitin 2019.

Fitorja e vetme në finale e Mount erdhi në Ligën e Kampionëve, kur Kai Havertz shënoi golin e vetëm, ndërsa Blutë dolën fitues 1-0 ndaj Manchester Cityt.

Nuk është keq të fitosh të paktën.

Chelsea tani do të përqendrojë vëmendjen e tyre në vulosjen e kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm me dy ndeshje të mbetura.

Ndërkohë, Liverpooli është tre pikë prapa liderit të Ligës Premier, Manchester City dhe do të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy javësh. /Telegrafi/