Telegrafi

Mason Mount favorizon transferimin te Man Utd

Manchester Unitedi do të ishte destinacioni i preferuar i yllit të Chelseat, Mason Mount, nëse ai largohet nga klubi i fëmijërisë.

Mesfushorit sulmues anglez i skadon kontrata në fund të sezonit tjetër me skuadrën e Stamford Bridge.

Mount, i cili nuk është dakord për një rinovim, do të vihet në shitje kur të hapet afati kalimtar nëse nuk gjendet marrëveshja mes palëve.

Interesimi për yllin anglez nuk mundon pasi klube si Liverpooli, Arsenal dhe Tottenham janë përmendur të gjithë në lidhje me nënshkrimin e tij në muajt e fundit.

Megjithatë, sipas mediumit The Athletic, Mount po anon drejt transferimit te Unitedi, para skuadrave tjera që ndjekin nënshkrimin e tij.

Një kalim te United nuk është aspak i sigurt, por hapi i parë do të ishte që Mount të deklaronte zyrtarisht se nuk do të rinovohet në Chelsea. /Telegrafi/