Telegrafi

Mashtrimi i hapur i McGregor ndaj Dustin Poirier që nuk u kap nga syri i kamerës derisa trilogjia ishte duke u zhvilluar

Një video tregon Conor McGregorin duke mashtruar haptas kundër Dustin Poirier pikërisht përpara gjyqtarit Herb Dean.

Amerikani akuzoi irlandezin për mashtrim pasi ai fitoi ndeshjen e tyre të trilogjisë në UFC 264 fundjavën e kaluar.

Poirier kryeson McGregor në 2-1 në serinë e tyre të përballjeve falë ndërprerjes së një mjeku, pasi ky i fundit e theu këmbën.

Lexo po ashtu Conor McGregor jep detajet rreth lëndimit, derisa e quan të jashtëligjshme fitoren e Poirier

Por, para se Iralndezit të lëndonte kyçin e këmbës, ai ishte përfshirë në një moment të diskutueshëm.

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së i kishte gishtat në dorezën e Poirierit dhe e tërhoqi poshtë në goditje.

‘Diamanti’ i tha Dean, por pa dobi pasi ai në fund e la të kthehej në këmbë.

Një klip është shfaqur në internet, aty ku  McGregor akuzonte Poirierin në konferencën për shtyp për mashtrim.

Lexo po ashtu Gruaja e Dustin Poirier nuk ngurroi t’ia tregonte gishtin e mesit McGregorit që po qëndronte i shtrirë në dysheme

Në lidhje me mashtrimet e McGregor brenda Oktagonit, Poirier tha: “Unë e lashë të ngrihet sepse ai kishte tre gishta në dorezën time, manshetën e shiritit, kështu që është një kapje e mirë dhe ai po më tërhiqte”.

“Ai po më tërheq poshtë dhe godet në të njëjtën kohë. Unë nuk jam i befasuar që ai bën gjëra të tilla”.

Lexo po ashtu Publikohen shumat që i ftuan 24 luftëtarët në UFC 264 - McGregor pësoi disfatë, por ishte më i paguari

“Unë po i thoja Herbit, nuk mund të dal nga kjo!”, ka shtuar më tej amerikani.

McGregor pas meçit i është nënshtruar një operacioni në këmbën e tij dhe thotë se ndihet mirë, derisa insiston se do të kthehet më i fortë se kurrë më parë. /Telegrafi/