Një video tregon Conor McGregorin duke mashtruar haptas kundër Dustin Poirier pikërisht përpara gjyqtarit Herb Dean.
Amerikani akuzoi irlandezin për mashtrim pasi ai fitoi ndeshjen e tyre të trilogjisë në UFC 264 fundjavën e kaluar.
Poirier kryeson McGregor në 2-1 në serinë e tyre të përballjeve falë ndërprerjes së një mjeku, pasi ky i fundit e theu këmbën.
Por, para se Iralndezit të lëndonte kyçin e këmbës, ai ishte përfshirë në një moment të diskutueshëm.
Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së i kishte gishtat në dorezën e Poirierit dhe e tërhoqi poshtë në goditje.
https://twitter.com/MMAMadness4/status/1414200306947092480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414200306947092480%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fufc%2Fnews-mma-video-shows-conor-mcgregor-cheating-against-dustin-poirier-at-ufc-264-20210712
‘Diamanti’ i tha Dean, por pa dobi pasi ai në fund e la të kthehej në këmbë.
Një klip është shfaqur në internet, aty ku McGregor akuzonte Poirierin në konferencën për shtyp për mashtrim.
Në lidhje me mashtrimet e McGregor brenda Oktagonit, Poirier tha: “Unë e lashë të ngrihet sepse ai kishte tre gishta në dorezën time, manshetën e shiritit, kështu që është një kapje e mirë dhe ai po më tërhiqte”.
“Ai po më tërheq poshtë dhe godet në të njëjtën kohë. Unë nuk jam i befasuar që ai bën gjëra të tilla”.
“Unë po i thoja Herbit, nuk mund të dal nga kjo!”, ka shtuar më tej amerikani.
McGregor pas meçit i është nënshtruar një operacioni në këmbën e tij dhe thotë se ndihet mirë, derisa insiston se do të kthehet më i fortë se kurrë më parë. /Telegrafi/