Telegrafi

Mashtrim me bileta, arrestohet një person në Lipjan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan për mashtrim me bileta.

Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ishte mashtruar për biletë udhëtimi. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/