Kur ecin bashkë me femrën me të cilën janë në lidhje apo të dashuruar, meshkujt ecin më ngadalë se kur shëtisin vetëm apo me ato me të cilat i lidhin ndjenjat romantike
Për dallim nga ata, femrat hapin e ngadalësojnë për shkak të mikeshave, por jo edhe për gjininë mashkullore.
Ekspertët thonë që ata të cilët jetojnë në ritëm të ngadaltë janë organizatorë më të mirë, më tolerantë dhe më të shoqërueshëm.
Në përgjithësi meshkujt ecin më shpejt se sa femrat, por në rastin e sipërpërmendur ata e ulin shpejtësinë.
Të ecurit ndikohet nga karakteristikat fizike të njeriut, i cili i përdor këto karakteristika në një mënyrë të tillë që minimizojnë energjinë gjatë të ecurit, raporton “Time”, përcjell Telegrafi.
Masa dhe gjatësia e gjymtyrëve ndikojnë në shpejtësinë e të ecurit, dhe në përgjithësi meshkujt i kanë gjymtyrët në përmasa më të mëdha se sa femrat.
Nëse dikush duhet të ndryshojë ritmin e të ecurit kur një çift është duke ecur bashkë, atëherë pa dyshim që do të jetë mashkulli ai që do të ngadalësojë hapat.
Për të vërtetuar këtë teori, hulumtuesit e “Seattle Pacific University”, në Washington, bënë një studim me shumë meshkuj dhe femra, duke ecur vetëm, me një mashkull apo femër në krah të të njëjtit seks apo të seksit të ndryshëm, si dhe të kapur dorë për dore, apo me duar të lëshuara.
Nga studimi rezultoi se mashkulli e ngadalësonte shpejtësinë e të ecurit kur kishte një femër në krah, por vetëm nëse kjo femër ishte e dashura e tij.
Ndërsa kur ecnin me shokët apo shoqet nuk kishte asnjë lloj ndryshimi. /Telegrafi/