Site icon Telegrafi

Masa të shtuara të sigurisë në vendin ku ndodhi sulmi në Zubin Potok, pamje të reja nga vendi i ngjarjes

Të premten është sulmuar infrastruktura kritike e kanalit të ujit “Ibër Lepenci” në Zubin Potok, ku janë shkaktuar dëme serioze.

Policia po vazhdon me operacionin e tyre për të identifikuar autorët e këtij sulmi, aksioni po zhvillohet në disa lokacione në veri, transmeton Telegrafi.

Pas sulmit në kanalin e ujit në Ibër Lepenc sot për ta vizituar këtë vend kanë shkuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Sulmin e kanë dënuar edhe SHBA, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar si dhe vendet fqinje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Telegrafi sjell më poshtë disa pamje nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/

 

Exit mobile version