Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ditën e sotme (e enjte) i ka dhënë fund beqarisë.
Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka zbuluar akoma për publikun.
Ceremonia e dasmës duket se është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë me një ambient e dekor të veçantë.
Tashmë janë publikuar edhe disa pamje të këngëtares si nuse, e cila shfaqet e mrekullueshme.
Ajo shihet me një vello të gjerë të bardhë, duke lënë të lëshuara flokët e saj kaçurrele.
Në dasmë ka të ftuar edhe shumë personazhe të njohura të shoubizit si: Rike Roçi, Vesa Smolica, Ana Kabashi etj.
Artistja në fjalë ka kohë që ka bërë një distancim nga rrjetet sociale, duke e ruajtur me fanatizëm jetën e saj.
Gjithashtu, Shkenda nuk ka qenë aktive prej vitesh në muzikë. /Telegrafi/