Një prej çifteve më të popullarizuara të skenës shqiptare, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.
Në një ceremoni në prezencë familjarëve dhe miqve, në mesin e të cilëve kanë qenë shumë emra të njohur të skenës, çifti është martuar.
“Burri më i lumtur në botë”, është përshkrimi i njërës prej fotografive që e ka shpërndarë kantautori në rrjetet sociale.
Autori i shumë hiteve e nisi lidhjen me modelen dhe blogeren e njohur pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi.
Kujtojmë që nga martesa me aktoren, Blero është baba i një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tara. /Telegrafi/