Telegrafi

Martial kthehet në radarin e Interit, francezi dhe Aubameyang shihet si pasuesit më të mundshëm të Lautaros

Interi thuhet se po shikon sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe yllin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, mes interesit në rritje të Barcelonës për Lautaro Martinezin.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Nerazzurrët po përgatiten të humbin yllin argjentinas, Martinez, i cili thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij me Interin.

Thuhet që Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën e sulmuesit dhe ekipi i Antonio Contes tashmë ka filluar të kërkojë një zëvendësim për të.

Lexo po ashtu Arturo Vidal mund ta 'ndihmojë' Barcelonën në transferimin e Lautaro Martinez

Aubameyang mbush 31 vjet në qershor dhe kontrata e tij e me Arsenalin skadon në vitin 2021, por mund të jetë i hapur për një rikthim në Milano nëse londinezët dështojnë të kapin një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Gabonit ka qenë në formë të lartë me ekipin londinez dhe tashmë ka shënuar 17 gola në 26 ndeshje në Ligën Premier për Topçinjtë.

Paraqitjet e tij të mira me një ekip që lufton të mbetet në mesin e ekipeve më të mira në Angli gjithashtu e ka parë atë të lidhet me një transferim te Barcelona dhe Interi mund të shtyhet të shikojë diku tjetër.

Calciomercato.com raporton se Martial është rikthyer përsëri si një objektiv për Interin dhe mund të bashkohet me partnerin e tij të vjetër Romelu Lukaku.

24-vjeçari ka shënuar 11 gola në 23 ndeshje të Ligës Premier në këtë sezon dhe e ardhmja e tij në Old Trafford mund të varet njësoj sikurse e Aubameyangut, nga kualifikimi i Unitedit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/