Site icon Telegrafi

Marrëveshje xhentëlmenësh mes Rice dhe West Hamit – Chelseat nuk i pritet

Declan Rice raportohet se ka një marrëveshje xhentëlmenesh me West Hamin për të qëndruar edhe për një sezon mes interesimit serioz nga Chelsea.

23-vjeçari anglez ka bërë përshtypje që kur bëri debutimin e tij në vitin 2017 kundër Burnleyt.

Një numër i madh klubesh të Ligës Premier kanë ndjekur Ricen, duke përfshirë Manchester United, Chelsean dhe Manchester Cityn.

Lexo po ashtu Chelsea e kërkon me ngulm, West Hami me vendim të ri për Rice

Megjithatë, Hammers kanë vendosur një çmim prej 180 milionë eurosh për kapitenin e tyre, pavarësisht se Rice ka hedhur poshtë një marrëveshje të re.

Por sipas talkSPORT, mesfushori ka një marrëveshje me West Hamin për të qëndruar edhe për një sezon përpara një largimi të mundshëm në vitin 2023.

Dhe gazetari Alex Cook pretendon se “nuk do të habitej” nëse Rice do të përfundonte në klubin e fëmijërisë, Chelsea.

Lexo po ashtu Epoka e Boehlyt te Chelsea pritet të nisë me gjashtë top transferime - formacioni i bluve duket i "frikshëm" për çdo skuadër

Rice luajti në akademinë e Chelseat deri në lirimin e tij në vitin 2014.

Lëvizja mund të ndikohet gjithashtu nga miqësia e tij me mesfushorin e Bluve, Mason Mount. /Telegrafi/

Exit mobile version