Site icon Telegrafi

Marrëveshje e kryer: Aubameyang lojtar i Barcelonës

(Foto: Twitter)

Është arritur marrëveshja për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali te Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi nga Gaboni kalon në Camp Nou si transfer i lirë, ndërsa Topçinjtë do të kursejnë rreth 25 milionë funte (30 milionë euro) nga mospagimi i rrogave të tij.

Ai i ka kaluar ekzaminimet mjekësore me sukses, marrëveshja është arritur dhe do të pasojë nënshkrimi i kontratës.

Pas një dite të gjatë, meqë fillimisht bisedimet nisën për huazim dhe pastaj kaluan në transferim afatgjatë, u arrit marrëveshja mes palëve.

Aubameyang është pajtuar të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tij, në mënyrë që të nënshkruajë për Blaugranët.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Transferimi te Barca do të ndodhë me parametrat zero, meqë Arsenali dëshiron të lirohet nga paga e tij e majme prej 350.000 funtesh (418.800 euro) në javë.

Kështu që në total, nga largimi i tij, Topçinjtë do të kursejnë 30 milionë euro, mirëpo Mikel Arteta do të mbetet vetëm më dy sulmues, Eddie Nketiah dhe Alex Lacazette. /Telegrafi/

Exit mobile version