Telegrafi

Marotta: Vidal mbetet objektiv i Interit, por transferimet e janarit mbyllen në orët e fundit

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta ka thënë se Arturo Vidal mbetet një objektiv konkret i klubit.

Por, ai shtoi se afati i janarit është e tillë, që shumica e transferimeve mbyllen vetëm në orët e fundit të muajit.

“Duam të përmirësojmë diçka në organikë dhe natyrisht që po punojmë për këtë, por afati i janarit është e tillë që shumë detaje zgjidhen vetëm në orët e fundit”.

Lexo po ashtu Conte preferon Vidalin para Eriksenit

“Vidal është një objektiv, por për momentin nuk kemi asnjë të re”, ka thënë Marotta.

Orët e fundit është folur shumë për një interesim të Milanit për Mateo Politanon dhe negociatat të zikaltërve për anësorin e Manchester United, Ashley Young.

Lexo po ashtu Interi në bisedime me Ashley Young

“Është e panevojshme të flasim për emra. Tani jemi në një moment pune dhe çfarë nuk ndodh në drekë, mbyllet me sukses në darkë”.

“Nuk besoj se këto të fundit janë operacione që mund të mbyllen me sukses, por natyrisht që diçka do bëjmë deri në fund të muajit”, përfundoi drejtori i klubit. /Telegrafi/