Telegrafi

Marotta u tregoi gazetarëve se kur arrin Lukaku te Interi – ndërsa për Dybalan kishte përgjigje tjetër

Beppe Marotta është ndaluar pak çaste më parë nga gazetarët dhe është pyetur në lidhje me Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg u largua në verën e kaluar nga Nerazzurët, për t’u rikthyer te Chelsea në shumën rekorde për blutë prej 115 milionë euro.

Por, Lukaku tani po rikthehet te nënkampioni i Serie A-së, dhe Marotta bëri të ditur se ai po arrin në Milano.

Lexo po ashtu Me rikthimin e Lukakut, ndryshon edhe stili i lojës së Interit - si mund të rreshtohen Nerazzurët

“Kur do të vijë Lukaku? Mendoj sonte”, kështu është shprehur ai kur është pyetur rreth ardhjes së belgut.

Drejtori gjeneral i Interit gjithashtu është pyetur se kur do të vijë Dybala dhe përgjigja e tij ishte vetëm një buzëqeshje në momentin që po futej në makinë.

Chelsea do të përfitojë tetë milionë euro nga huazimi i Lukakut, e që do të jetë pa të drejtë blerje. /Telegrafi/