Telegrafi

Marotta shuan ëndrrat e tifozëve të Interit për Messin: Duhet të jemi realistë, ai do ta përfundojë karrierën te Barcelona

Lionel Messi mund të transferohet te Interi? Këto ishin shkrimet më të shpeshta ditëve të fundit në mediat kryesore evropiane.

E duke lexuar çdo ditë kësi lloj shkrimesh, tifozët e Interit filluan të ëndërrojnë se mund ta kenë në radhët e veta futbollistin më të mirë në botë.

Por për t’ia shuar ëndrrat tifozëve është përkujdesur drejtori sportiv i klubit, Giuseppe Marotta.

Drejtori italian ka deklaruar se është një ëndërr për ta pasur Messin, por ata duhet të bëhen realitet pasi kjo gjë vështirë se do të ndodhë.

“Ne duhet të jemi realistë, Messi te Interi është vetëm një ëndërr”.

“Të gjithë do të donin ta kishin atë, por do të ishte mosrespektim për të ushqyer fantazi dhe kjo është ajo që është”, deklaroi Marotta.

63-vjeçari ka thënë se duhet të rikthehen në realitet të gjithë, pasi beson se Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona.

“Ne duhet të rikthehemi në realitet, duke e ditur që Messi është një lojtar i shkëlqyer, por ai është i Barcelonës”.

Lionel Messi. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Messi ndodhet në një ambient fantastik dhe unë jam i bindur se do ta përfundojë karrierën te Barcelona”, deklaroi drejtori sportiv i Interit.

Klubi zikaltër e fitoi ndeshjen e fundit këtë edicion në Serie A 0-2 në udhëtim te Atalanta, duke e mbyllur këtë vit në pozitën e dytë me 82 pikë të grumbulluara, një më pak se kampioni Juventus. /Telegrafi/