Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, i ka kërkuar tifozëve të qëndrojnë të qet rreth të ardhmes së Mauro Icardit.
Italiani ka siguruar tifozët se lojtari dëshiron të jetë pjesë e klubit zikaltër, duke përgënjeshtruar kështu fjalët e Wanda Naras, ku agjentja e lojtarit tha se rinovimi ende është shumë larg.
“Tifozët nuk duhet të brengosen, nuk ka nevojë të bisedohet për këtë si polemikë”, ka thënë Marotta në ‘La Domenica Sportiva’ të Rai Sport.
“Këto janë normale për një klub futbolli, posaçërisht kur afrohen ditët e fundit të afatit kalimtar. Nuk ka ndonjë problem, të dy palët dëshirojnë të vazhdojnë së bashku”.
Për lojtarin tashmë kanë shfaqur interesim Manchester Unitedi, Chelsea, Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint Germain, por gjithashtu edhe Juventus.
Klauzola e lojtarët është 110 milionë euro, por vlen vetëm nga 1-15 qershori.
Aktualisht kapiteni i Interit është lojtari kryesor i skuadrës, deri më tani në Serie A ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime /Telegrafi/