Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, i ka komentuar thashethemet për rikthimet e mundshme të Paul Pogbas dhe Alvaro Moratas te Bianconerët.
Dy ish-lojtarët e Zonjës së Vjetër nuk ndodhen në situata të mira te skuadrat e tyre respektive, Manchester United dhe Chelsea, prandaj flitet për largime gjatë verës.
Një prej opsioneve është përmendur rikthimi i mesfushorit dhe sulmuesit te kampioni i Serie A.
“Personalisht, nuk besoj në rikthime, por gjithmonë ka përjashtime. Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer dhe njerëz të mirë, të cilët kanë lënë kujtime të mira këtu”.
“Megjithatë, thashethemet që po qarkullojnë në (mediat në) Madrid dhe në Mançester janë të rrejshme”, citohet të ketë thënë Marotta për Mediaset Premium.
Morata luajti te Juve për dy sezone (2014-2016), mirëpo në vitin 2016 Real Madridi e shfrytëzoi klauzolën për rikthimin e tij në Santiago Bernabeu.
Mirëpo, në verën e vitit 2017, sulmuesi spanjoll u shit te Chelsea për një shumë prej 60 milionë funte (69 milionë euro).
Pogba u transferua te Juve si lojtar i lirë në vitin 2012, ndërsa në verën e vitit 2016 u kthye të Manchester Unitedi për asokohe një shumë rekorde të transferimit (105 milionë euro). /Telegrafi/