Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta thotë se shpreson që Paulo Dybala do t’i bashkohet Nerazzurrëve këtë verë.
Argjentinasi është një lojtar i lirë pasi Juventusi vendosi të mos rinovojë kontratën e tij, dhe ndërsa Interi është një rival i klubit me të cilin ai kaloi shtatë sezone, flitet se ai ende mund të shkojë në San Siro.
Interi ka nevojë për për sulmues shtesë pasi zbuluan se veterani Ivan Perisic do të largohej.
“Ku do të luajë Dybala vitin e ardhshëm? Në sport duhet pranuar ajo që quhet ‘gënjeshtra e bardhë’ (qesh)”, deklaroi ai gjatë eventit “Atleticamente Insieme – La Riconquista”. “Për momentin nuk e di, por padyshim që shpresa është që ai të mund të luajë me ne”.
Për lëvizjet e tjera, duke përfshirë rikthimin e përfolur të Romelu Lukakut, ai shtoi: “Ne nuk duhet të shqetësohemi dhe të bëjmë gjërat me nxitim: kemi bërë diçka paraprakisht. Duhet të them se bërthama e fortë e ekipit do të mbetet”.
“Më vjen keq, por ne gjithashtu e kuptojmë zgjedhjen e lojtarit (Perisicit) që luajti në Itali dhe Gjermani”, tha Marotta. “Ai dëshironte të luante në Ligën Premier: ne nuk mund të bënim oferta më të mira se ajo që bëmë”.
“Respekt maksimal për sportistin, faleminderim të madh, por ne do të gjejmë një zëvendësues duke pasur dikë si (Robin) Gosens tashmë në shtëpi, i cili nuk do t’i bëjë ata që largohen të pendohen”, ka shtuar më tej Marotta.
Dybala, të paktën në teori, do t’i jepte një shtysë të madhe sulmit të Interit.
28-vjeçari ka shënuar plotë gjashtë sezone gola dyshifrorë në Serie A në karrierën e tij, ndërkohë që ka performuar vazhdimisht mirë. /Telegrafi/