Telegrafi

Marotta gëzon tifozët e Juves, bisedimet po shkojnë mirë me Emre Canin

Emre Can gjatë ndeshjes ndaj Swansea Cityt (Getty Images)

Emre Can do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe normalisht që kjo ka tërhequr shumë skuadra të mëdha.

Por, për yllin e Liverpoolit ka qenë Juventusi skuadra e parë që është interesuar.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët me pagat më të mëdha në Ligën Premier

Drejtori sportiv, Guiseppe Marotta, ka zbuluar se është i bindur se Zonja e Vjetër është në pozitë të mirë për të nënshkruar me mesfushorin e Reds.

“Jemi në pozitë të mirë për të arritur gjithë objektivat tona për të cilat jemi përcaktuar”.

“Bisedimet janë në zhvillim e sipër me Emre Canin, por negociatat nuk kanë përfunduar ende”, ka thënë Moratta për RMC Sport.

Can ka qenë një nga më të mirë këtë sezon

Gjermani erdhi te Liverpooli nga Bayer Leverkuseni në vitin 2014 për 12 milionë euro.

Can ka shënuar 12 gola në 156 paraqitje për LFC në të gjitha garat katër sezone në Anfield. /Telegrafi/