Telegrafi

Marotta flet për transferimet e mundshme të Bellerinit dhe Tellesit te Interi

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta nuk përjashtoi një lëvizje për mbrojtësin e majtë të Manchester Unitedit, Alex Telles, ndërsa u tregua i paqartë në lidhje me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.

Interi ka filluar para disa ditësh përgatitjet para-sezonale pa lojtarët që ishin në detyra ndërkombëtare këtë verë.

Kështu, Marotta ka folur për media në lidhje me sezonin e ri të Interit dhe emrat që po përfolët për t’u transferuar në këtë afat kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Marotta: Shitja e Hakimit ishte vendim i dhimbshëm, Inzaghi është trajner fitues

“Ne jemi duke ri-konfirmuar ekipin kampion të Italisë, përveç Achraf Hakimit. Qëllimi është që të fillojmë me këtë grup që na ka dhënë kënaqësi të madhe”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

Raportet në Itali sugjerojnë që Interi po negocion me Arsenalin për një lëvizje transferimi për mbrojtësin spanjoll Bellerin.

“Është një emër që përmendet nga ju, ka vëmendjen tonë, por unë nuk do të shkoj më tej, sepse ai nuk është lojtari ynë”.

Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me Bellerinin, por ende po negocion me Arsenalin

Mbrojtësi i majtë i Unitedit, Alex Telles është lidhur gjithashtu me një kthim në Interi, teksa edhe për të foli Marotta.

“Unë nuk do të përjashtoj asgjë, por për momentin ne jemi duke u përqendruar në vlerësimin e të gjitha mundësive pa nxitimin e detyrimit të mbylljes së këtij apo atij operacioni”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/