Telegrafi

Marotta: Conte dhe Pogba kryeveprat e mia

Beppe Marotta beson se Antonio Conte është “top lojtari i vërtetë i Interit” dhe shpjegon pse Juventusi përfundoi një kryevepër me transferimin e Paul Pogbas.

Ish-drejtori i bardhezinjve mori një rol të ri në Inter këtë vit dhe foli gjerë e gjatë për karrierën e tij në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Një Inter i madh po merr formë. Njerëzit gjithmonë thonë se skuadra është një reflektim i klubit, dhe tani ka një pronësi të fortë pas Interit me vizion afatgjatë. Ekipi do të ndjekë atë model”.

Lexo po ashtu Marotta refuzon të flasë për Icardin, por paralajmëron rivalët për një Inter konkurrues me Conten   

“Së bashku me të gjitha këto, Antonio Conte është top lojtari më i mirë i Interit”.

Conte dhe Marotta (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Marotta u pyet për kryeveprën e tij të transferimeve në karrierë, kështu që në mënyrë të pashmangshme tha për marrëveshjen e dyfishtë Pogba.

“Mendoj se marrëveshja ime më e mirë ishte Pogba në Juve”.

“Ne e morëm atë falas nga Manchester Unitedi dhe më pas e shitëm atë në United për 115 milionë euro”.

“Më e keqja ishte kur isha me Atalantën, pasi në vitin 2001 kemi shitur Cristian Zenoni dhe Massimo Donati në Milan për 45 milionë lira plus Gianni Comandini, i cili vlerësohej me 15 milionë lira. Kam pritur kaq shumë nga Comandini, por ai nuk ia doli”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/