Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Leonardo Bonucci është larguar nga Zonja e Vjetër te Milani me dëshirën e tij.
Qendër mbrojtësi kaloi te kuqezinjtë gjatë verës për një shifër 42 milionë euro, duke i befasuar të gjithë.
“Bonucci është top lojtar”, ka thënë Marotta për Domenica Sportiva.
“Për atë ishte një tranzicion i vështirë për atë, por duhet vlerësuar edhe bashkëlojtarët e tij. Futbolli është një lojë ekipore, një individ mund të shtojë vlera shtesë, por grupi është i rëndësishëm”.
“Pse e kemi shitur Bonuccin? Zgjidhjet bëhen nga lojtarët, ata janë arkitekt të fatit të tyre. Bonucci mori një vendim dhe Juventusi nuk i mban lojtarët që dëshirojnë të largohen. Kjo nuk do të thotë se marrëdhënia janë të këqija, Bonucci është një lojtar i madh, por bëri një zgjedhje. Ndoshta kjo për të rritur aftësitë dhe të kërkojë suksese të reja”.
“Bonucci ishte lojtar i joni dhe bëri shumë mirë. Ndoshta ishin ambiciet personale që e kanë shtyrë të bëjë një zgjedhje të tillë dhe ne e respektojmë”, ka thënë Bonucci.
Vlen të theksohet se italiani ka dëshpëruar me paraqitjet e tij te klubi nga Milano. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y2VUPR2G1qY