Giuseppe Marotta pritet të marrë një rol drejtues te Interi dhe Nerazzurrët thuhet se do të ndjekin shumë nga synimet e njëjta në treg si Juventusi.
Marotta u largua nga pozita e drejtorit ekzekutiv te Zonja e Vjetër në fillim të këtij sezoni dhe më vonë u pajtua me përfundimin e kontratës si menaxher i përgjithshëm.
Sipas mediave italiane, Marotta do të shkojë në Inter, dhe Tuttosport beson se do të ndjekë shumë nga të njëjtët objektiva që ishin në listën e ngushtë te Juventusi.
Kontrata e yllit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot po mbaron, dhe ai është i lirë të bisedojë me klubet e tjera që nga janari.
Juve kanë qenë shumë i lidhur me të, por Nerazzurët mund të hyjnë në garë për atë që do të shihej si një nënshkrimi klasik i Marottas.
Gjatë kohës së tij në Torino, drejtori nënshkroi me lojtarë të lirë si Andrea Pirlo, Sami Khedira, Fernando Llorente dhe Emre Can.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është një tifoz i madh i Federico Chiesa dhe Marotta ka marrëdhënie të mira me Violan, pasi e ka dërguar Marko Pjacan nga Torino në Firence në huazim.
Të dy klubet gjithashtu mendohet të jenë të interesuar në lojtarë si Nicolo Barella, Sandro Tonali, Joachim Andersen dhe Anthony Martial. /Telegrafi/