Site icon Telegrafi

Mark Rutte dhe Xavier Bettel sot në Kosovë, diskutohet për situatën në veri dhe zhvillimet e fundit

Foto: AFP

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti presin sot në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ndërkaq temë diskutimi ndër të tjera do të jetë situata në Kosovë, dialogu dhe zhvillimet e fundit.

Të dy kryeministrat do të arrijnë në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në ora 07:55.

Presidentja e vendit, Osmani të dy kryeministrat do t’i presë në takim në ora 08:30.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndërkaq, në ora 09:15-9:20 kryeministri i Republikës së Kosovës do të përshëndesë të dy kryeministrat para ndërtesës së Qeverisë.

Më tej, agjenda do të vazhdojë në ora 09:20 me takimin e Kurtit me kryeministrin Rutte dhe Bettel.

Konferenca e përbashkët e kryeministrave do të mbahet në ora 10:05.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version