Telegrafi

Mario Balotelli tallet me Kim Kardashian, i sugjeron Kanye Westit ndryshime (Foto)

Shkëlqimi i të famshmes Kim Kardashian duket se vërtet është duke rënë.

Kjo vërehet qartë jo vetën në rënien drastike të numrit të ndjekësve në Instagram, por edhe të kritikave të shumta që është duke marrë nga figurat e njohura publike, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Kim Kardashianit ia bëjnë 100 mijë fansa 'unfollow' në Instagram

Futbollisti i njohur italian Mario Balotelli është tallur së fundmi me një fotografi të 36 vjeçares të publikuar në Instagram Story.

Ai ka shfaqur një fotografi të Kimit në plazh, ku shihet me bikini dhe një trup plot me celulit, imazhe që bën xhiron e botës pak ditë më parë.

Lexo po ashtu “Pogba, James e Balotelli janë lojtarë të mbivlerësuar”

Me satirë, futbollisti i Nices ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se trupi i Kardashianit është i tmerrshëm, gjersa ka sugjeruar Westin t’ia “presë” celulitin gruas së tij.

“Seriozisht çfarë dreqin është kjo? Kanye si mund ta presësh këtë? E çuditshme. E vetmja femër që u përkeqësua me ndërhyrje kirurgjike. Më vjen keq”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/