Telegrafi

Marina në Prishtinë per koncertin e Getit, takohen me Besa Gashin dhe Albert Krasniqin (Foto)

Marina Vjollca ka vendosur të shoqërojë të dashurin e saj në performancat e tij të mëdha dhe në mbrëmjen e fundit në Prishtinë ajo ka qenë e shoqëruar bashkë me Getin dhe çiftin e njohur të shoubizit, Albert Krasniqin dhe ish-miss Kosovën, Besa Gashin.

Geasy pati një nga performancat më të mira të tij së fundmi në shtëpinë e tij në Zonë, teksa miqt në përkrahje të tij ishin të shumtë.

Një prej tyre ishte edhe Albert Krasniqi, i cili e shoqëron liderin e Babastars në shumë koncerte, por në Zone ai mori edhe bashkëshorten e tij, Besa Gashin.

Besa, Alberti, Marina dhe Geti!

E Besa, një ish-miss që ka qenë pjesë e skenës tash e shumë vite, ka takuar Marina Vjollcën, një nga femrat më të dashura për momentn në publik, jo vetëm për shkak të lidhjes me Getin, por edhe pozitivitetit që rrezaton.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Edhe Besa ashtu si Marina u shfaqën në krah të “burrave” të tyre duke kaluar kohën pas performancës së Getit në pjesën VIP të Zone club.

Pa dyshim se këto dy çifte dominuan mbrëmjen e djeshme dhe tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave. /Telegrafi/