Telegrafi

Marcelo zbulon të ardhmen e tij gjatë një bisede me Cannavaron

Mbrojtësi brazilian, Marcelo ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Marcelo ka rënë nën presion nga nënshkrimi i ri Ferland Mendy, i cili duket se ka fituar tashmë vendin e titullarin në Santiago Bernaebeu.

“Nuk dua të largohem dhe nuk mendoj se Real Madrid do të më shesë”, ka thënë Marcelo gjatë një bisede në Instagram me italianin Fabio Cannavaro.

Lexo po ashtu Perez dhe Zidane planifikojnë ‘operacionin fshesa’, 11 lojtarë në listën e largimeve

“Unë kam bërë shumë mirë në Madrid që nga ardhja. Kanë kaluar shumë kohë dhe është një histori e jashtëzakonshme”.

“Mendoj se është mirë që skuadrat e tjera janë të interesuara për mua, por nuk di për Juventusin”.

Cannavaro dhe Marcelo sa ishin bashkëlojtar te Reali

“Dy vjet më parë unë tashmë kisha firmosur me Juventusin dhe kisha fanellën e tyre sepse nuk mund të jetoja pa Cristiano Ronaldon”.

“Njerëzit përbëjnë shumë gjëra”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/