Telegrafi

Marcelo: Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë

Marcelo beson se ish-ylli i Barcelonës, Neymar përfundimisht do të bashkohet me Real Madridin një ditë.

Neymar përfundoi transferimin e tij prej 222 milionë euro në Paris Saint-Germain nga Barcelona vetëm në gushtin e vitit të kaluar.

Por, ylli brazilian ka vazhduar të lidhet me një rikthim sensacional në La Liga, por kësaj radhe te rivalët e urryer te Barçës, Real Madridi.

Lexo po ashtu Reali i gatshëm ta bëjë Neymarin lojtarin më të paguar në botë

I fundit që ka folur për këtë temë është mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, i cili ka theksuar se Neymar një ditë do transferohet në Santiago Bernabeu.

Marcelo dhe Neymar janë shokë të mirë te kombëtarja e Brazilit (Getty Images)

“Mendoj se Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë”, ka thënë fillimisht Marcelo për Esporte Interimes përpara ndeshjes së Madridit ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

“A do të ishte Neymar i përshtatshëm në Real Madrid? Ai do të përshtatej, sigurisht”.

Lexo po ashtu Marcelo, ndërmjetësues i transferimit të Neymarit te Real Madridi

“Do të ishte mirë nëse ai do të vinte në Real Madrid”.

“Sipas mendimit tim lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë në këtë klub”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/