Aventura e mbrojtësit brazilian Marcelo te Olympiacos ka përfunduar më shpejtë se sa është pritur.
Mbrojtësi i majtë brazilian ka vendosur që me marrëveshje të dyanshme me klubin grek të ndërpresë kontratën.
Ambientimi në futbollin grek nuk ka qenë aspak i lehtë për Marcelon i cili nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit.
Kjo ka bërë që lojtari në bashkëpunim me klubin të marrë vendim për ta ndërprerë kontratën e cila ishte e paraparë të përfundonte në verë.
34-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 10 ndeshje për Olympiacosin në të gjitha garat, ku numri i minutave është vetëm 332.
Ai ka realizuar edhe tre gola në Kupën e Greqisë.
E ardhmja e brazilianit duket se do të jetë në Spanjë, pasi ai ka filluar t’i analizojë ofertat. /Telegrafi/