Telegrafi

Marcelo festoi sikur të kishte shënuar kur parandaloi gol potencial me intervenimin ndaj Messit

(Foto: Screenshot/YouTube/Twitter)

Marcelo ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ‘el Clasicon’ e të dielës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu, të cilën e fituan nikoqirët me rezultat 2-0.

Derisa përfshihej në ndërtimin e aksioneve në sulm, mbrojtësi i majtë i kryente me pjekuri edhe detyrat defensive.

Një prej rasteve vendimtare në ndeshje ishte momenti kur braziliani e fitoi duelin e shpejtësisë me Lionel Messin, në rastin kur superylli katalunas po shkonte drejt portierit Thibaut Courtois.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

31-vjeçari e ndoqi argjentinasin me shpejtësi dhe bëri veprimin final duke ia hequr topin nga këmbët dhe në këtë mënyrë parandaloi një gol potencial.

Lexo po ashtu Momenti kur Marcelo e fitoi duelin e shpejtësisë me Messin

Dhe pas këtij suksesi, Marcelo festoi sikur të kishte shënuar gol dhe dukej shumë i kënaqur me veprimin e tij. /Telegrafi/