Marcelo ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ‘el Clasicon’ e të dielës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu, të cilën e fituan nikoqirët me rezultat 2-0.
Derisa përfshihej në ndërtimin e aksioneve në sulm, mbrojtësi i majtë i kryente me pjekuri edhe detyrat defensive.
Një prej rasteve vendimtare në ndeshje ishte momenti kur braziliani e fitoi duelin e shpejtësisë me Lionel Messin, në rastin kur superylli katalunas po shkonte drejt portierit Thibaut Courtois.
31-vjeçari e ndoqi argjentinasin me shpejtësi dhe bëri veprimin final duke ia hequr topin nga këmbët dhe në këtë mënyrë parandaloi një gol potencial.
Dhe pas këtij suksesi, Marcelo festoi sikur të kishte shënuar gol dhe dukej shumë i kënaqur me veprimin e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IhEZIFxSi_A