Pas 15 viteve qëndrim në Madrid, Marcelo është larguar si një legjendë e klubit spanjoll Real Madrid.
Mbrojtësi i majtë brazilian ka pasur një karrierë të shkëlqyer tek skuadra spanjolle duke fituar 25 trofe, si kampionatin, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës e Kupën e Botës për klube.
34-vjeçari ka mbetur i lirë dhe pa kontratë, derisa ende nuk ka vendosur ku do ta vazhdoj karrierën e tij, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Marcelo ka refuzuar kalimin tek dy skuadrat turke Fenerbahce e Trabzonspor, si dhe ajo italiane AC Milan.
Braziliani synon të luaj në MLS ose të mbetet në Madrid aty ku jeton prej 15 vitesh me familjen e tij dhe djali i tij është pjesë e Akademisë së Realit.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Marcelo për momentin ka gjashtë oferta që po i shqyrton, tri nga MLS dhe tri të tjera nga La Liga.
Los Angeles Galaxy, Los Angeles FC dhe Inter Miami e duan brazilianin në MLS, derisa Getafe, Rayo Vallecano dhe Real Valladolid i kanë bërë oferta nga La Liga.
Marcelo së shpejti pritet të vendos për të ardhmen e tij, derisa qëllimi është të mbetet edhe për disa vite në futbollin aktiv. /Telegrafi/