Telegrafi

Marcelo e pyeti Coutinhon se a ka dëshirë t’i bashkohet Realit, por përgjigjja e yllit të Liverpool ngriti në këmbë Redsat

Philippe Coutinho është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit në kualifikimet e tyre për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Ylli i Liverpoolit ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, e gjitha kjo për shkak të miqësisë së madhe që ka me Neymarin. Por, tashmë e përditshmja braziliane Zera Hora ka zbuluar një fakt shumë interesant që ka ndodhur gjatë grumbullimit të kombëtares latine.

Lexo po ashtu Top 50 lojtarët më të mirë deri më tani në sezonin 2016/17 (Sondazhi i bashkangjitur)

Marcelo e ka pyetur yllin e klubit anglez se a do dëshironte të transferohej te Real Madridi, por përgjigjja e Coutinhos ka gëzuar të gjithë tifozët e Liverpoolit.

Befasohet se 24-vjeçari ka thënë: “Klopp më jep besim, te Liverpooli ndihem si në shtëpi’.

Këtë sezon mesfushori brazilian ka shënuar pesë gola dhe ka realizuar pesë asistime në 11 paraqitje në Ligën Premier. /Telegrafi/