Philippe Coutinho është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit në kualifikimet e tyre për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Ylli i Liverpoolit ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, e gjitha kjo për shkak të miqësisë së madhe që ka me Neymarin. Por, tashmë e përditshmja braziliane Zera Hora ka zbuluar një fakt shumë interesant që ka ndodhur gjatë grumbullimit të kombëtares latine.
Marcelo e ka pyetur yllin e klubit anglez se a do dëshironte të transferohej te Real Madridi, por përgjigjja e Coutinhos ka gëzuar të gjithë tifozët e Liverpoolit.
Befasohet se 24-vjeçari ka thënë: “Klopp më jep besim, te Liverpooli ndihem si në shtëpi’.
Këtë sezon mesfushori brazilian ka shënuar pesë gola dhe ka realizuar pesë asistime në 11 paraqitje në Ligën Premier. /Telegrafi/