Telegrafi

Marcelo dëshiron Juven, arsyeja Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo duke festuar golin ndaj Villarrealit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, raportohet se dëshiron të ndjekë Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Sipas Tuttosport, ideja është duke u diskutua që kur portugezi u largua nga Los Blancos për t’iu bashkuar Zonjës së Vjetër.

Besohet se Marcelo tashmë ka njoftuar klubin nga Madridi se dëshiron largimin pasi dëshiron të luajë prapë me CR7, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira shoqërore.

Marcelo në tentim për të dribluar Jasonin e Levantes (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Juventusi është e informuar me gjithë planin e brazilianit dhe tashmë ka filluar të përgatitë ofertën për afatin kalimtar të janarit.

30-vjeçari ka pothuajse 500 paraqitje për Los Blancos që kur u ble nga Fluminense në vitin 2007.

Lexo po ashtu Real 1-2 Levante: Notat e lojtarëve, Bardhi në nivel

Gjatë kësaj periudhe ka fituar katër tituj të La Ligas dhe po aq Liga të Kampionëve.

Me ardhjen e tij me shumë mundësi Juve do të largonte Alex Sandron, për të cilin kanë shfaqur interesim klube nga Liga Premier. /Telegrafi/