Pasi 120 mijë vota ishin bërë në Marca në fund të sezonit 2019/20 në La Liga, rezultatet janë publikuar.
Real Madridi ka arritur të mposhtë konkurrencën e ashpër ndaj Barcelonës, për të ngritur titullin e 34-të në histori të klubit.
Lojtari më i mirë në La Liga
Me 36 për qind të votave, Benzema ka mposhtur Messin (32%), për t’u emëruar si lojtari më i mirë i këtij edicioni.
Sergio Ramos ishte i treti me 14%.
Transferimi më i qëlluar
Sulmuesi i Sevillës, Lucas Ocampos është zgjedhur si transferimi më i mirë i sezonit 2019/20 me 38% të votave, pas një kampanje fenomenale.
I dyti ishte Ferland Mendy me 18%, i ndjekur nga Marcos Llorente me 13%.
Transferimi i dështuar
Luka Jovic është zgjedhur si transferimi më i dështuar, duke u votuar nga tifozët me 29 për qind.
Lojtari më i mirë në U21
Martin Odegaard është zgjedhur si lojtari më i mirë në moshën 21-vjeçare me 38% të votave, duke mposhtur konkurrencë nga Ansu Fati e Fede Valverde.
Lojtari më i mirë spanjoll
Me një epërsi të thellë, Sergio Ramos është zgjedhur si lojtari më i mirë spanjoll me 56 për qind të votave. Pas tij erdhi Santi Cazorla i Villarealit.
Trajneri më i mirë
Triumfi në La Liga, e ka lartësuar Zinedine Zidanen në vendin e parë si trajner me 46 për qind të votave.
Skuadra me formën mahnitëse
Kampanja fantastike që ka zhvilluar Granada, duke u renditur në vendin e shtatë me 94% të votave.
Skuadra me paraqitjet më të dobëta në këtë edicion
Espanyol është zgjedhur si skuadra më e dobët e këtij edicioni me 26 për qind, derisa sezon dështues kishin edhe Valencia e Barcelona.
Portieri më i mirë
I rëndësishëm në suksesin e Real Madridit, Thibaut Courtois me 55 mijë vota është zgjedhur si më i mirë nga tifozët.
Mbrojtësi më i mirë
Sergio Ramos as në këtë konkurrencë nuk kishte rival, duke i fituar 65 për qind të votave si mbrojtësi më i mirë i këtij sezoni.
Mesfushori më i mirë
Casemiro është votuar si mesfushori më i mirë me 29%, duke mposhtur Cacorlan (20%) dhe Odegaardin (17%).
Sulmuesi më i mirë
Edhe pse u la mbrapa me gola nga Messi, Benzema ka arritur të shpallet si sulmuesi më i mirë i edicionin 2019/20. /Telegrafi/