Sadio Mane ishte sërish vendimtar në fitoren e Liverpoolit (3-1) ndaj Arsenalit në kryendeshjen e xhiros së tretë në Ligën Premier.
Mirëpo, sulmuesi ishte me fat që nuk u përjashtua nga loja vetëm pas tri minutash lojë.
Senegalezi e goditi me bërryl në fytyrë Kieran Tierneyn, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë.
Megjithatë, xhirimet kanë treguar se ai ka mundur shumë lehtë të merrte karton të kuq dhe të largohej nga loja për shkak të këtij incidenti – shkruan Daily Mail.
Goditja me bërryl ndodhi vetëm një minutë pasi kishte bërë ndërhyrje të fortë ndaj Hector Bellerin.
Sido që të jetë, Mane mori karton të verdhë, shënoi një gol dhe u shpall lojtari i ndeshjes. /Telegrafi/
Sadio Mane lets Kieran Tierney know he's a Sainsbury's man https://t.co/jGNPjYSqKK
— Football Rascal (@FootballRascal) September 28, 2020