Site icon Telegrafi

Mane objektivi kryesor i Realit, Los Blancos kanë gati 150 milionë euro për senegalezin

Sadio Mane është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin ofensivë.

Los Blancos kanë mbetur të dëshpëruar me belgun Eden Hazard i cili më shumë ka qëndruar jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez e pëlqen shumë sulmuesin senegalez të Liverpoolit dhe synon transferimin e tij në verë.

E përditshmja angleze Mirror ka raportuar se madrilenët kanë gati një ofertë të çmendur për transferimin e Manes.

Sadio Mane. (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

13 herë kampioni i Evropës është gati ta bëjë Manen futbollistin më të shtrenjtë në histori të klubit pasi ka gati ofertën prej 155 milionë eurove.

Senegalezi është lojtari kryesor i Liverpoolit këtë edicion me 18 gola e 12 asistime në 38 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat.

Liverpool e vlerëson jashtëzakonisht shumë Manen dhe vështirë se do të pranojë këtë ofertë nga Los Blancos, por që në fund dëshira e lojtarit do të vlejë më shumë.

27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, derisa ka kontratë me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version