Telegrafi

Mane nuk do të luajë edhe në dy ndeshje të Liverpoolit

Sadio Mane (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Sadio Mane nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit, atë ndaj West Ham Unitedit dhe Southamptonit, për shkak të një problemi muskulor.

Senegalezi u lëndua në fitoren ndaj Wolverhampton Wanderers dhe u detyrua ta lëshonte fushë në Molineux duke nxitur frikën për një mungesë afatgjate.

Mirëpo, Redsat reaguan duke njoftuar se lëndimi nuk ishte aq serioz, megjithatë do ta lë lojtarin jashtë fushe për një kohë. Ai tashmë ka munguar në ndeshjen kundër Shrewsbury Town.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Klopp nuk e pret kthimin e sulmuesit së paku deri më 15 shkurt, kur skuadra e tij luan kundër Norwich Cityt.

“Sadio nuk do të përfshihet ndaj West Hamit dhe ndoshta ndaj Southamptonit. Më pas do të kthehet. Ka një lëndim të vogël muskulor…”, u ka thënë trajneri gazetarëve. /Telegrafi/