Telegrafi

Mane këshillon Wernerin t’i bashkohet Liverpoolit

Timo Werner (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Sadio Mane e ka këshilluar Timo Wernerin që të bashkohet me Liverpoolin.

Sulmuesi i ri pritet që të largohet gjatë verës prej RB Leipzigut, nëse nuk pranon të zgjasë marrëveshjen përtej vitit 2020.

Bayerni është i interesuar për reprezentuesin e Gjermanisë, por senegalezi mendon se duhet të shkojë në Merseyside.

“Unë do ta këshilloja të bashkohej me Liverpoolin, më pëlqen stili i lojës së gjermanit. Shumë i fortë dhe i mirë, gjithmonë duke dhënë 100 për qind, nëse dëshiron të bashkohet me ne, do ta mirëpresim atë te ekipi ynë”.

“Kur ishte e qartë se Naby Keita do të bashkohej me ne, shpesh i shikoja ndeshjet e Leipzigut, por të jem i sinqertë: Ishte e tmerrshme për mua në fillim”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

“Naby humbi disa ndeshje të rëndësishme dhe kisha rast të shikoja më shumë lojtarë të tjerë dhe Timo u dallua”, pohoi Mane.

Ndryshe, Liverpooli aktualisht ndan vendin e parë së bashku me Manchester Cityn në Ligën Premier. /Telegrafi/