Site icon Telegrafi

Mane i jep fund aventurës te Bayerni, prezantohet te Al Nassr

Sadio Mane është larguar nga Bayern Munichu vetëm pas një viti qëndrim në Allianz Arena.

Sulmuesi senegalez karrierën do ta vazhdoj në Lindjen e Mesme, ku është futbollisti më i ri i Al Nassr.

Bayerni nga shitja e Manes fiton 30 milionë euro, shumë që e kishte investuar për ta blerë atë nga Liverpooli një vit më parë.

31-vjeçari karrierën do ta vazhdoj te Al Nassr, ku ka nënshkruar kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitoj hiq më pak se 40 milionë euro neto në sezon.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit arab që ka prezantuar afrimin e Manes me një video fantastike.

Te Al Nassr sulmuesi senegalez do të gjej yje të tjerë që kanë lënë gjurmë në Evropë si Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic, Alex Telles, Talisca, Seko Fofana dhe David Ospina. /Telegrafi/

Exit mobile version