Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka hedhur poshtë raportet që e lidhin atë me një lëvizje në Real Madrid, pasi ka treguar se është i lumtur te Reds dhe dëshiron të shkruaj histori me këtë klub.
Reprezentuesi i Senegalit nënshkroi një marrëveshje të re me Reds në muajin nëntor, duke e angazhuar të ardhmen e tij në klubin anglez.
26-vjeçari u lidh shumë me një largim nga Anfield, por nuk është i shqetësuar për ndonjë histori transferimi.
“Spekulimi është pjesë e futbollit. Ju thjesht mësoheni të jetoni me të dhe të mos merrni atë shumë seriozisht”, ka thënë fillimisht Mane për Soccer World.
“Gjithçka që mund të them është se shqetësimi im i vetëm është Liverpooli”.
“Mo [Salah], Bobby [Firmino]… të gjithë po nënshkruanin kontratat e reja dhe thoshin: ‘Hej Sadio, kur do të nënshkruani?’ I thashë secilit prej tyre : “Mos u shqetësoni, unë do të nënshkruaj”.
“Dhe çfarë bëra unë? Unë nënshkrova rinovimin… kështu që ata janë të kënaqur tani!”
“Jam shumë i lumtur këtu dhe mendoj se njerëzit janë të lumtur me mua”.
“Ne duam të shkruajmë emrat tanë së bashku me shumë lojtarë të mëdhenj në historinë e këtij klubi, shpresojmë se është fillimi i diçkaje speciale”, përfundoi Mane. /Telegrafi/