Takumi Minamino i ka falënderuar Sadio Manen dhe Naby Keitan që i kanë ndihmuar të përshtatej në skuadrën e Liverpoolit.
Në janar, 25-vjeçari e kompletoi transferimin në Afield nga Red Bull Salzburgu për 7.25 milionë funte (8.5 milionë euro) dhe komunikon me trajnerin Jurgen Klopp në gjermanisht.
Edhe Mane edhe Keita po ashtu flasin gjermanisht nga e kaluara e tyre në Austri dhe janë duke i ndihmuar sulmuesit që të përshtatet tek ekipi i ri.
“E kupton kur je pjesë e një ekipi, mirëpo meqenëse anglishtja ime nuk është akoma e mirë sa duhet, ndihma e tyre ka qenë shumë e rëndësishme”.
“Ata ende po më ndihmojnë në disa raste dhe gjatë ditëve të para mi mësuan rregullat e skuadrës, gjëra të tilla, si kur fillojnë takimet dhe si funksionon skuadra në baza ditore”.
“Aktualisht flas shumë me lojtarët që dinë gjermanisht”, kë deklaruar japonezi. /Telegrafi/