Juventusit mund t’i shtohet në edhe një lojtar pas Mario Mandzukicit.
Ky i fundit sipas mediave italiane është duke lobuar që në radhët e klubit italian të vjen edhe Matej Mitrovic.
Në fakt, portali Calciomercato shkruan se Juventusi po kërkon përforcime në mbrojtje, dhe thuhet se kroati po shihet si zgjidhja ideale për atë që dëshiron Maximilliano Allegri.
“Juventusi po kërkon përforcime në mbrojtje dhe do të përpiqet të sjellë Mateja Mitrovicin nëpërmjet Mario Mandzukicit”, shkruan sot sportivja italiane.
Mediat vendore besojnë se sulmuesi shtatgjatë mund të bindë mbrojtësin që të vijë në Torino, i cili do të ndihmohet edhe nga menaxheri i përbashkët, Ivan Cvjetkovic.
Mitrovic u huazua te Club Brugge nga skuadra turke e Besiktasit në janar të këtij viti, ku deri tani në ligën elitare belge ka luajtur 10 ndeshje dhe ka pasur një asistim.
Mitrovic e arsyetoi besimin në ekipin e Ivan Lekes, kampionit të Belgjikës që e do ta blej gjatë janarit për 3.5 milionë euro. /Telegrafi/