Përkundër thashethemeve rreth largimit të tij nga Interi, Mauro Icardi vazhdon të jetë kapiten i skuadrës.
Trajneri Roberto Mancini ka thënë se argjentinasi do të vazhdojë ta bartë shiritin e kapitenit në ndeshjet e radhës, pavarësisht asaj që thuhet për të ardhmen e tij.
Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
Sulmuesi zikaltër është lidhur me një kalim te Napoli si zëvendësues i Gonzalo Higuainit që nënshkroi për Juventusin, ndërkohë që edhe Arsenali i kërkon shërbimet e tij.
“Mauro është kapiteni ynë. Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por ai është kapiteni”, u ka thënë Mancini gazetarëve pas humbjes nga Bayern Munichu. /Telegrafi/