Telegrafi

Manchester Unitedi i bashkohet garës për transferimin e Coutinhos

Tashmë është bërë e ditur e Barcelona dëshiron të shesë Philippe Coutinhon në këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori brazilian ka dështuar të tregojë vetën në Camp Nou, pas transferimit nga Liverpooli në vitin 2017 për 140 milionë euro.

Andaj, kampioni i La Liga-s po planifikon që të shesë atë në këtë verë, derisa Chelsea, Arsenal e Tottenham Hotspur janë futur në garë.

Por, tri skuadrat nga Liga Premier do të kenë një kundërshtar të fortë në garë, siç është Manchester United.

Djajtë e Kuq e duan transferimin e lojtarit, derisa çmimi i tij është 80 milionë euro dhe Barcelona do të tentojë të ngris atë ende më shumë.

Coutinho është aktualisht në huazim te Bayern Munichu që ka të drejtën për të blerë atë, mirëpo që nuk janë të bindur nga forma e tij. /Telegrafi/