Telegrafi

Manchester United ‘provokon’ Milanin me një ofertë të majme për Leaon

Manchester United është tejet i interesuar në transferimin e Rafael Leaos nga Milani.

Djajtë e Kuq janë në dijeni se një operacion i tillë do të jetë i vështirë në janar, por që planifikojnë për verën e vitit 2024.

Sipas asaj që raporton Daily Star Sport, Manchester United po planifikon një ofertë të majme për Leaon, afro 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Ten Hag është buzë shkarkimit - tashmë ka një favorit për ta zëvendësuar holandezin te Man United

Milani do të rezistojë në mbajtjen e 24-vjeçarit, ndërsa kjo shumë është larg asaj që kërkojnë për portugezin.

Rossonerët janë në dijeni se edhe Chelsea e Real Madridi e monitrojnë lojtarin, ndërsa ata mund të pranonin vetëm 150 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Leao është duke hasur në vështirësi në këtë sezon, pak muaj pasi rinovoi kontratën me Milanin.

Lexo po ashtu Presioni dhe agjentët: Shpjegohen vështirësitë e Rafael Leaos te Milani

Portugezi është në një marrëveshje prej 7 milionë euro në vit në San Siro plus bonuse, kështu që Milani do të investojë 45 milionë euro deri në vitin 2028 te 24-vjeçari, me kusht që të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Leao ka shënuar tre gola në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe hera e fundit që ai gjeti rrjetën ishte 40 ditë më parë, në fitoren 1-0 ndaj Hellas Verona. /Telegrafi/