Telegrafi

Manchester United pranon ofertën e West Ham, Maguire do të largohet nga Old Traford

Manchester United ka pranuar shitjen e qendërmbrojtësit Harry Maguire.

Pas katër viteve qëndrim në Old Traford, qendërmbrojtësi anglez do të largohet në drejtim të Londrës.

Maguire karrierën do ta vazhdoj te West Ham United pasi marrëveshja mes dy klubeve tanimë është arritur.

Lexo po ashtu Manchester United refuzon ofertën e dytë të West Hamit për Maguiren

The Sun ka raportuar se West Ham ka ofruar 30 milionë funte (35 milionë euro), shumë që ka kënaqur drejtuesit e Djajve të Kuq dhe e kanë pranuar ofertën.

Palët tanimë kanë gjetur marrëveshjen dhe zyrtarizimi i Maguires te West Ham është çështje ditësh.

Lexo po ashtu Onanas i ikën 'truri' menjëherë me Harry Maguiren, portieri shpërthen ndaj mbrojtësit anglez pas një gabimi skandaloz 

Përpos 30-vjeçarit, skuadra londineze është në negociata me Djajtë e Kuq edhe për transferimin e mesfushorit skocez Scott McTominay.

Gjithsesi për United është një lajm i mirë largimi i Maguire, i cili vitet e fundit nuk ishte në formën më të mirë dhe ka bërë shumë gabime. /Telegrafi/