Site icon Telegrafi

Manchester United ka dhjetë lojtarë të dëmtuar të ekipit të parë, merr tre nga të rinjtë për ta plotësuar skuadrën

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 24: Manchester United players take part in a minute of applause in memory of former Manchester United youth team manager Eric Harrison prior to the Premier League match between Manchester United and Liverpool FC at Old Trafford on February 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Manchester United do udhëtojë drejt Crystal Palace, ku do të ndeshet të mërkurën, por trajneri Ole Gunnar Solskjaer, tashmë është në hall të madh për formacionin.  

Kjo pasi ai nuk do të mund të llogaritë në dhjetë lojtarë që nuk i ka në dispozicion nga lëndimet.

Në ndeshjen ndaj Liverpool, trajneri norvegjez u detyruar të bëjë tri zëvendësime në pjesën e parë për shkak të dëmtimeve.

Ole Gunnar Solskjaer e Jesse Lingard (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Solskjaer  gabimin më të madh në ndeshje me Liverpoolin e kishte bërë kur e futi në lojë Jesse Lingard, i cili nuk ishte rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Jesse Lingard. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Anthony Martial, Ander Herrera, Nemanja Matic dhe Juan Mata janë lënduar po në këtë ndeshje.

Juan Mata . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Edhe Marcus Rashford vuan nga një goditje në nyje dhe me Crystal Palace do të jetë në bankë.

Ndërkohë të dëmtuar që më parë janë Matteo Darmian, Antonio Valencia, Phil Jones e Mason Greenwood.

Për të plotësuar mungesat e nevojshme do të merren tre lojtarë nga ekipi i të rinjve: Angel Gomes, Tahith Chong dhe James Garner. /Telegrafi/

Exit mobile version