Është mbyllur afati kalimtar në Angli të enjten pasdite, ka nuk kanë munguar goditjet e mëdha në minutat e fundit.
Goal.com ka zgjedhur klubet dhe individët që janë dal fitues dhe humbës në këtë afat.
Fitues: Harry Maguire
Manchester United arriti të bëjë një nënshkrim me rëndësi si Harry Maguire.
Ai i jep Unitedit diçka që atyre iu mungonte gjatë sezoneve të fundit – një emër i vendosur në zemër të mbrojtjes dhe me shumë vite të mira në karrierën e tij përpara tij.
Maguire zyrtarisht është mbrojtësi më i shtrenjtë në Ligën Premier.
Humbës: Ed Woodward
Megjithatë blerjet e Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James, ka ende shumë me rezerva mbi blerjet e tij te Manchester United dhe përgjegjësia bie mbi nënkryetarin ekzekutiv Ed Woodward.
Klubi humbi emra si Romelu Lukaku e Ander Herrera dhe mund ta humb edhe Paul Pogban.
Mbrojtja pa dyshim që është forcuar, me Wan-Bissaka dhe Maguire që të dy kushtuan 158 milionë dollarë.
Woodward është dashur të bëjë më shumë dhe të mos paguajë aq shtrenjtë.
Fitues: Arsenali
Kur Arsenali nuk arriti ta zë një vend në Ligën e Kampionëve, klubi humbi ehe mundësinë e blerjeve të mëdha.
Mungesa e Ligës së Kampionëve e la pa para klubin dhe u desh një strategji e re.
Nicolas Pepe erdhi si blerja më e madhe nga Lille për 72 milion funte. Dani Ceballos erdhi si huazim nga Real Madridi. Gunners e siguruar edhe David Luizin nga Chelsea.
Ndërkohë, Kieran Tierney nga Celtic shtë një tjetër nënshkrim i shkëlqyeshëm në një pozicion që i duhej.
Aaron Ramsey, Danny Welbeck, Petr Cech, Laurent Koscielny, janë lojarët e larguar, që e lirojnë edhe në paga klubin.
Humbës: Liverpooli
Pas një sezoni të mirë kue fituan Ligën e Kampionëve dhe i shkuan afër titullit, Liverpooli nuk ka lëvizur shumë.
Edhe kështu ata do të duhet të kenë edhe një sezon tjetër të nivelit botëror, duke e rivalizuar Manchester Cityt dhe në të gjithë Evropën – me klube si Real, Barcelona dhe Juventus, që kanë shpenzuar para të mëdha.
Jurgen Klopp ka qenë besnik i grupit të tij që janë kampionë evropian.
Fitues: Ravel Morrison
Shumë ish-lojtarë të United, përfshirë edhe Rio Ferdinand, e kanë përshkruar Ravel Morrison si lojtarin më të talentuar që ata kanë luajtur së bashku.
Por ai për një arsye apo një tjetër, nuk e ka treguar atë që të tjerët e kanë pritur.
Ka pesë vite qëkurse Morrison e ka shkelmuar topin në Ligë Premier dhe ai do të kthehet përsëri, duke luajtur me Sheffield United.
Nëse Morrison qëndron i aftë dhe i përqendruar, ai mund të bëhet një lojtar vdekjeprurës.
Humbës: Wilfried Zaha
Një afat kalimtar që kishte shumë lajme për Wilfried Zaha që donte largimin nga Crystal Palace, por kalimi i tij te Everton dështoi.
Arsenali ishte i interesuar në një fazë, por preferoi një marrëveshje me Pepe.
Si i tillë, Zaha ka ngecur aty ku është tani. Zaha është një lojtar i cilësisë më të lartë, i cili e ka treguar me kohë. /Telegrafi/